Publikohet libri i bardhë "Kina dhe bota në epokën e re"

2019-09-27 14:21:28 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të premten librin e bardhë "Kina dhe bota në epokën e re". Drejtori i kësaj Zyre Xu Ling u shpreh se libri i bardhë shpjegon arritjet, rrugën dhe drejtimin e zhvillimit të Kinës, si edhe marrëdhënien mes Kinës e botës, duke shtuar njohjen dhe kuptimin e Kinës nga bashkësia ndërkombëtare.

Në këtë libër janë përdorur shumë të dhëna dhe fakte për paraqitjen e arritjeve të jashtëzakonshme dhe rëndësisë së madhe të zhvillimit të Kinës, si dhe të kontributit të Kinës ndaj botës gjatë 70 vjetëve të fundit. Sipas librit të bardhë, brenda vetëm disa dhjetëra vjetësh, Kina ka kryer një proces zhvillimi për të cilin vendeve të zhvilluara u janë dashur qindra vjet. Vlera e Produktit të Brendshëm Bruto të Kinës zë vendin e dytë të botës dhe afro 1.4 miliardë kinezë gëzojnë një jetë komode, dinjitet dhe të drejtat më të mëdha në histori, duke shpëtuar nga mungesat materiale. Në këtë dokument theksohet gjithashtu se gjatë 70 vjetëve të fundit, Kina ka dhënë kontribut për paqen botërore dhe ka nxitur zhvillimin e përbashkët të vendeve të ndryshme.

Libri i bardhë vë në dukje po ashtu se në botën e sotme, fati dhe e ardhmja e vendeve të ndryshme janë të lidhura më ngushtë. Nëse të gjitha vendet përcaktojnë objektiva të njëjtë dhe bashkohen për të përfituar nga rastet e zhvillimit dhe për të përballuar sfidat e përbashkëta, mund të formojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe të krijojnë një botë më të bukur, duke mirëpritur një të ardhme më të ndritur.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore